Po bën një super sezon, Reali blindon yllin e sulmit dhe i ofron trefishin e pagës

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Vinicius Junior është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate afatgjatë me Realin e Madridit, ku pritet që të marrë trefishin e pagës aktuale.

Sulmuesi brazilian ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Carlo Ancelottit dhe bashkë me Benzema ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 17 gola në kampionatin spanjoll.

Kontrata e 21-vjeçarit skadon në vitin 2024, por klubi madrilen kërkon ta shpërblejë për performancën e treguar duke i ofruar një kontratë më të mirë që skadon në qershor të vitit 2027.

Braziliani pritet që të fitojë trefishin e pagës aktuale rreth 9 milion euro në sezon. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like