PM “i kthen” puthjen në buzë Sarah-s pas shumë paqartësive mes tyre

by admin
Spread the love

E dimë që prej ditësh nuk keni asnjë tjetër në mendje përveç Donaldit dhe Beatrix, por pak javë më parë PM dhe Sarah ishin në qendër të vëmendjes. Pas shumë flirtesh, bogerja i dhuroi Pajtimit puthjen e parë në buzë.

Mirëpo, ajo që kunfuzoi publikun ishte deklarata e PM gjatë spektaklit atë javë, kur tha se nuk do që të lidhet brenda shtëpisë.

Që prej asaj nate, raporti mes tyre ka qenë i ndërlikuar dhe me ulje-ngritje. Ata shpesh kanë debatuar ashpër dhe kanë bërë deklarata të forta, duke thënë pët shembull se nuk do puthen më. Por nuk thonë kot se fjalë i mirë era.

“Dashuria” që po shpërndajnë Donaldi dhe Beatrix ka “infektuar” edhe çiftin Sarah-PM dhe mbrëmjen e sotme gjatë dasmës së improvizuar të këtyre të parëve Pajtimi i ka kthyer puthjen në buzë Sarah. Videoja po bëhet virale dhe ky veprim u pëlqye shumë nga ndjekësit.


You may also like