Plori: Nuk goditëm në momentin e duhur! Krijojmë, por s’po shënojmë

by admin
Spread the love

Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë, pas barazimit me Partizanin në Shkodër, ka deklaruar: “Nuk jam i kënaqur me barazimin, pasi po luanim në Shkodër dhe duhet ta shfrytëzonim faktorin fushë.

Skuadrat kanë shumë ngjashmëri dhe kjo të bën që kur do të rrezikosh, njëkohësisht duhet të jesh më i matur”.

“Patëm disa gabime në pasime, por edhe momente të mira, por po nuk godite në momentin e duhur nuk e merr dot fitoren”, tha Plori në emisionin “Gol pas Goli”.

“Duhet të jemi të kthjellët, ka edhe disa javë kampionat. Skuadra tregoi disa momente lodhje, por të them të drejtën problemi është te pjesa e sulmit sepse krijojmë shumë, por nuk shënojmë dot”, u shpreh Plori. / oversport.tv

You may also like