Plori: Goli në minutën e fundit të kënaq më shumë, nuk jemi cinik sa duhet

by admin
Spread the love

Vllaznia besoi deri në fund dhe arriti të merrte tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për Europë pasi mposhti në shtëpi Kukësin me rezultatin 2-1. Pas sfidës e komentoi ndeshjen edhe trajneri i shkodranëve, Plori i cili foli për Supersport.

“Të them të drejtën goli në minutat e fundit të kënaq më shumë. Shija e Europës është aty. Është edhe mendja aty. Këto golat në minutën e fundit na kishin munguar. Të dyja këto rezultatet kanë ardhur në momentin e duhur. Kam qenë shumë i përgojuar. Më erdhi fitorja në momentin e duhur.

Sikur e ndjeva qëkur e thirra. Çoba ka hyrë pa nxehje fare. Që në momentin që i shkoi topi sikur e parandjeva që do të shënonte”.

LATIFI- “Latifi nuk ishte në gjendje. Në momentin kur u barazua rezultati ai e mori përsipër. Arsyeja pse e lashë në sulm, duke ditur se shpejtësia e tij do të më bënte punë. Në krahun e djathtë s’postova Heric se ishte më i freskët”.

ENTUZIAZMI- “Ne nuk mund të fitojmë për një arsye. Përpara portës nuk jemi cinik sa duhet. Marrëdhënia me portën ka lënë mangësi. Sot që na u dhanë rastet duhet të shënonim. Duke pasur dhe presionin e pikëve dhe ajo ka ndikuar. Ndikimi më i madh kanë qenë oraret e ndeshjeve. Orari sot të jep një natyrë më serioze. Automatikisht entuziazmi rritet”.

ÇOBA- “Çobën unë e kam aktivizuar pothuajse në të gjitha takimet. Klubi i ka sytë nga ai. Kot nuk e rinovuam kontratën. Çoba është gati dhe e ka treguar. Konkurrenca është e fortë. Gjithsesi shpresojmë te ai dhe e them me plotë gojën që Vllaznia dhe Shkodra do bazohen te ai”. /oversport.tv

You may also like