“Plisat” me thirrje para ndeshjes me Trepçën: Përkrahja masovike është obligim!

by admin
Spread the love

Skuadra e Prishtinës në basketboll të enjten e mirëpret KB Trepçën në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet.

KB Prishtina dhe KB Trepça ballafaqohen në gjysmëfinale të “Play Offit”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me fitoren e “Minatorëve”, të cilët tani avancojnë 1-0.

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” premtojnë spektakël të enjten, teksa ftojnë qytetarët për përkrahje masovike.

Ja postimi i tyre:

“T’EJTEN KREJT N’SALLE
Plisa, pasneser klubi jone i zemres e luan ndeshjen e radhes ne kuader te Play Offit, kunder trepqes nga Mitrovica. Perkrahja masovike eshte obligim.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 kurse ne takohemi nga 17:00 ne Fan Club.
LUNI PER NEVE”, shkruhet në postimin e Plisave.

/GazetaBlic Sport

You may also like