Platforma kundër piraterisë në Itali/ 528 adresa IP të bllokuara, gjoba për përdoruesit – Shqip

by admin
Spread the love

Në muajin e parë të zbatimit të platformës kundër piraterisë në Itali, janë bllokuar 528 adresa IP, apo thënë ndryshe 500 përdorues të paligjshëm. Sipas mediave këto adresa, janë përdorur nga klientët e shpërndarësve të paligjshëm të përmbajtjeve sportive. Masa e mbështetur nga operatorët ka nisur me vrull dhe llogaritet se të paktën 500 mijë përdorues janë prekur nga këto ndërprerje.

Dita me numrin më të madh të bllokimeve ishte 10 Shkurti, që përkon me ndeshjen ndërmjet Romës dhe Interit, me 410 adresa. Këto janë të dhënat e para zyrtare. Platforma italiane kundër piraterisë mundëson që bllokimi të zbatohet brenda 30 minutave nga raportimi nga transmetuesit që mbajnë të drejtat.

Këto kohë të shpejta përfaqësojnë një pengesë efektive kundër fenomenit të piraterisë që është përhapur ndër vite. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep edhe Guardia di Finanza që po ndjek të gjitha gjurmët e pagesave. Synimi është të sanksionojnë edhe personat që përdorin lidhje të paligjshme për të ndjekur garat. Në javët në vijim do të vendosen dhjetëra e qindra gjoba.

Tv Klan

You may also like