Plas keq në “Përputhen”, mes ulërimash e sharjesh, Lea godet ish-shoqen e ngushtë në emision

by admin
Spread the love

Një debat shumë i fortë ka ndodhur në puntatën e sotme të emisionit “Përputhen”, mes dy konkurrentëve. Veç diskutimeve me zë të lartë, debati ka degraduar edhe në dhunë fizike mes Leas, Irisit dhe Orsiolës. Në një moment, Lea ka goditur me shuplakë shoqen e saj të ngushtë, Irisin.

Takimi që konkurrentja e këtij programi, Orsiola patj me Donaton prodhoi shumë tensione në studio, ku Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të bërtasë dhe të zihet me Orsiolën. Kur situata degradoi në diskutim me zë të lartë, u përfshi edhe Lea.

Lea ka qenë shoqe e ngushtë me Irisin, por në puntatën e sotme ajo iu kundërvu, ndërsa i kërkoi të pushonte dhe e goditi me shpullë ish-mikeshën e saj. Tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.

Pjesë nga debati mes Orsiolës dhe Irisit:

Osriola:Ti nuk do tregosh standardet, je plerë

Irisi: Seriozisht e ke që më thua mua plerë e ke parë veten në pasqyrë moj seriozisht e ke kujt i thua plerë. Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plerën tjetër. Ju të dyja jeni plerë (Orsiola dhe Lea). Se kam punë edhe me ty.

You may also like