Plas keq në “BBVip Kosova”, Edona ofendon rëndë Bleron: Do ti nxjerr të gjitha të zezat

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe Edona James ditën e sotme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrit në “Big Brother Vip Kosova”.

Në një moment sitauat ka agravuar dhe transgjinorja shpërtheu në ofendime ndaj konkurentit duke i thënë atij që do të ia nxjerrin të gjitha të zezat pasi sipas saj ai është një manipulues dhe njeri fallco.

“Mbaje mend, unë ty do të t’i nxjerr të zezat, ti je manipulues, po mua nuk ke shanse, ti ke ardhur deri këtu në shpinën time deri këtu se kishe dal nga shtëpia me kohë, ti je falso, nuk ki respekt. Jam ndarë nga ti sepse kam parë që je ‘fake’. Ti mua me ke frikë sepse e din që unë do të nxjerr jashtë”- ka thënë Edona mes tjerash.

Nga ana tjetër Blero nuk dëshironte që të debatonte me Edonën, e cila ishte shumë e tensionuar nga kjo këngëtari.

“Edona po flet pa lidhje. Ik, ik.”- tha ai.

Kujtojmë që marrëdhënia e dyshes është prishur disa javë më parë, pasi Blero i cili dukej mjaft i afërt me transgjinoren nuk e shpëtoi atë në zinxhirin e nominimeve por një banorë tjetër, ndërsa Edona u lëndua nga veprimi i këngëtarit.

The post Plas keq në “BBVip Kosova”, Edona ofendon rëndë Bleron: Do ti nxjerr të gjitha të zezat appeared first on NTV.

You may also like