Plani i BE-së për Kosovën dhe Serbinë, i ngjashëm me atë të dy Gjermanive

by admin
Spread the love

Ne vitin 1999 Kosova është ndarë me luftë nga Serbia dhe më 17 shkurt, ajo e shpalli pavarësinë e saj.

Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, madje e pengon atë për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Faktori ndërkombëtar po kërkon që këto dy vende të Ballkanit Perëndimor t’i normalizojnë marrëdhënjet mes vete dhe për këtë arsye kanë hyrë në negociata që nga viti 2011.

Tani kur po bëhen 13 vjet negociata, Bashkimi Evropian ka përpiluar një propozim që synon normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e për të cilin propozim janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt 2023 në Bruksel.

Në një krahasim që kë bërë Shqip, del se propozimi aktual i BE-së, është i ngjashëm me atë të marrëveshjes ndërmjet dy Gjermanive në vitin 1972.

Më poshtë mund t’i gjeni krahasimet:

PARATHËNIE – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Palët kontraktuese, të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes, për të dhënë një kontribut për sigurinë në Evropë. Të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të të gjitha shteteve në Evropë brenda kufijve të tyre aktualë janë një kusht themelor për paqen, duke pranuar se si rrjedhim dy shtetet gjermane duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në marrëdhëniet e tyre, duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane për çështjet themelore, duke përfshirë çështjen kombëtare, me dëshirën për të krijuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane në dobi të popujve në dy shtetet gjermane, kanë rënë dakord si më poshtë:

PARATHËNIE – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes, të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës, të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen, duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit, me dëshirën për të krijuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet palëve në dobi të popullit,

NENI 1 – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.

NENI 1 – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale dhe të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

 

 

NENI 2 – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht nga ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtës së vetëvendosjes, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

NENI 2 – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

NENI 3 – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ato riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëra-tjetrës.

NENI 3 – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

NENI 4 – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane vazhdojnë me supozimin se asnjë nga dy shtetet nuk mund të përfaqësojë tjetrin në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

NENI 4 – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

NENI 8 – MARRËVESHJA MIDIS DY GJERMANIVE – 1972

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane do të shkëmbejnë misionet e përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e misioneve do të trajtohen veçmas.

NENI 8 – MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË – 2023

Palët do të shkëmbejnë misionet e përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e misioneve do të trajtohen veçmas.

 

 klankosova.tv

You may also like