Plagosja e rëndë e policit në Olympiacos-Panathinaikos, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

by admin
Spread the love

E ardhmja e Carlo Ancelottit, kontrata e të cilit me Real Madridin përfundon në qershor, vazhdon të jetë në rendin e ditës në çdo konferencë për shtypin të italianit.

Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic.

Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, Policia e Përgjithshme e Shtetit po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “shkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Federata Panhelene e Oficerëve të Policisë dhe Federata Panhelene e Punonjësve të Policisë kanë dalë me një deklaratë, ku kërkojnë pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.

Në deklaratë shprehin zemërimin dhe pikëllimin e tyre për “sulmin vrastar ndaj kolegut të tyre”, duke i kërkuar njëkohësisht kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të ndalojë menjëherë, sot, të gjithë kampionatet në çdo sport./ Super Sport


Top Channel

You may also like