Plagosi me pushkë kosovarin 21-vjeçar, zvicerani do të vuaj burg për më shumë se gjashtë vjet

by admin
Spread the love

Në një mbrëmje vere të vitit 2017, me pushkën e tij një zviceran (38) qëlloi të rinjtë e zhurmshëm nga ballkoni i tij. Me këtë rast, një kosovar ka mbetur i plagosur rëndë. Gjykata Penale e Lucernit e ka dënuar autorin

Një zviceran (38) që qëlloi dhe plagosi rëndë një kosovar 21-vjeçar në një shesh të ndërtesës së shkollës me një pushkë sulmi nga ballkoni i tij në Ebikon LU në korrik 2017, duhet të shkojë në burg. Gjykata Penale e Luzernit e dënoi zviceranin me 6 vjet e 2 muaj burgim për tentativë vrasje me dashje, shkruajnë mediat zvicerane.

Krahas vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, gjykata e shpalli fajtor edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë, siç shihet edhe nga aktgjykimi i cili është publikuar vetëm në dispozitiv dhe pa arsyetim, transmeton portali Shtegu. Prandaj, ai nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

I dehur, probleme me të dashurën

Në një mbrëmje korriku të vitit 2017, i akuzuari vëzhgoi të rinjtë në shkollë nga ballkoni i tij dhe shqetësohej nga zhurma e tyre. Ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë 90, e ka mbushur, ka shënjestruar grupin prej rreth dhjetë të rinjsh dhe ka tërhequr këmbëzën. E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar të atëhershëm 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte lënduar apo vrarë askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë. Shënjestrimi ishte një aksident. Në mbrëmjen e krimit ai ishte i dehur. Ai në atë kohë ishte në gjendje të keqe, kishte stres në punë dhe kishte zënkë me të dashurën e tij.

20 000 franga komensim

Avokati i tij mbrojtës kërkoi dënim me burg prej 24 muajsh me një periudhë prove prej pesë vjetësh për sulm nga pakujdesia. Prokurori publik hodhi poshtë tezën e aksidentit dhe kërkoi dënimin me shtatë vjet burg për “qitësin me përvojë dhe të trajnuar”.

You may also like