Pioli: Të rrisim pretendimet, duhet të jemi konkurrues edhe në Champions

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë pas festës së titullit, Stefano Pioli fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm. “Kur flet Paolo Maldini duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh se çfarë është ky klub dhe historia që ai ka. Tani festojmë, por më pas duhet të rrisim pretendimet dhe të synojmë të bëjmë më mirë vitin tjetër.

Shkruam historinë në një klub që ka një të shkuar të lavdishme dhe ne duam që të kthehemi konkurrues si në Itali edhe në Europë. Fakti që kemi këta të rinj kaq të motivuar dhe ekspertë kaq cilësorë më bën të shpresoj”, ka thënë tekniku kuqezi për “Milan TV”.

Pasi rigjeti fitoren në Itali, tani Milani synon suksesin edhe në Europë. “Rritja e skuadrës erdhi edhe falë eksperiencës në fazën e grupeve këtë vit. E kuptuam cili është niveli dhe ku duam të arrijmë. Në grup kishim skuadra të forta si Liverpool. Kjo na motivoi.

Objektivi është që të jemi konkurrues edhe në Europë përballë skuadrave të forta. Champions ka një nivel shumë të lartë dhe ne duhet të jemi shumë të fortë për të kaluar fazën e grupeve”, ka shtuar Pioli.

Sekreti i Milanit-“Një grup i ndërthurur nga ekspertë me një mentalitet të pabesueshëm si Ibra, Kjaer dhe Olivier, që duan të fitojnë gjithmonë, si dhe të rinjtë që duan të përmirësohen. Nga dita e parë donim të përmirësonim rezultatin e vitit të kaluar. I pyesja lojtarët nëse do të ishin të kënaqur po të dilnin prapë të dytët. Nuk do të ishin. Ky ishte motivimi që na bëri të përmirësohemi ditë pas dite”, ka thënë trajneri i Milanit. / Oversport.tv

You may also like