Pioli nuk i duron kritikat: Sarri u kap kot me mua, le ta nxirrnin vetë topin jashtë

by admin
Spread the love

Pas tensionit dhe fitores së vuajtur të Milanit, Stefano Pioli u shfaq në konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen me Lacion. Më poshtë edhe deklaratat e trajnerit kuqezi.

NDESHJA –“Ishim përgatitur që mesfushorët tanë të lëviznin pak më lart në krahë për të fituar epërsi numerike: në të djathtë e bëmë mirë, në të majtë Loftus-Çik ishte paksa brenda fushës. Pastaj në 10 kundër 11 ishte e drejtë të shtohej një tjetër sulmues e u treguam të aftë për të marrë fitoren.

KARTONËT E KUQ – “Në faullin e parë loja nuk kishte ndaluar, ndaj edhe Sarri ankohej kot me mua. Ata kërkuan që të nxirrnim topin jashtë, por le ta bënin vetë nëse donin kaq shumë.”

RIKTHIM TE FITORJA – “Kishte shumë rëndësi që të shijonim përsëri fitoren në kampionat. Ishte e rëndësishme që as mos të pësonim. Më vjen mirë për provën e ekipit pasi kemi cilësi për të shënuar, kemi cilësi në titullarët dhe në atë që ata marrin përsipër. Trajneri është akoma më i kënaqur kur edhe ata nga stoli bëjnë mirë”.

IBRA – “Është e çuditshme tani që e kam epror. Ai ishte lojtari im dhe shok skuadre deri vonë. Po zhytet në rolin e tij të ri me shumë pasion dhe kompetencë, jemi të kënaqur që është pranë nesh.”

KARDINALE – “E përjetoj situatën me përqendrim të madh në atë që po bëjmë për ta bërë këtë sezon pozitiv, jemi të fokusuar të bëjmë më të mirën që mundemi, por është normale që të na kërkohet të bëjmë më mirë. Nuk i kam komentuar kurrë fjalët e pronarit që ka të drejtë të thotë ç’të dojë.”

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like