Pioli: Duam të jemi konkurrues, të shkruajmë historinë tonë në këtë turne

by admin
Spread the love

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në prag të ndeshjes kundër Chelsea në Champions League:

“Duam të jemi konkurrues dhe për të qenë të tillë duhet të përballësh çdo ndeshje në mundësitë e tua më të mira, duke dhënë maksimumin për 95 minuta. E dimë që do të kemi përballë një klub të madh europian, që pak më shumë se një vit më parë fitoi Championsin, por kemi mentalitetin dhe mënyrën tonë të lojës dhe do të mundohemi ta shfaqim nesër në mbrëmje”.

Kush është favorit nesër? “Parashikimet bëhen në letër, pastaj është fusha dhe paraqitja ajo që vendos rezultatin. Është e qartë që askush nuk priste që Chelsea të gabonte ndaj Dinamos së Zagrebit, por në Champions duhet të luash në nivele të larta përballë të gjithëve dhe ky është objektivi ynë. Chelsesa sapo ka ndryshuar trajner dhe do të kemi përballë një kundërshtarë të fortë dhe të motivuar”.

Një sfidë deçizive? “Është e qartë që jemi përgatitur mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes, por nuk besoj se do të jetë vendimtare për grupin, sepse të tilla do të jenë dy ndeshjet e fundit të grupit. Por është një ndeshje e rëndësishme, sepse luajmë kundër një skuadre të madhe dhe në një ambient shumë të bukur. Kërkojmë që të shkruajmë historinë tonë edhe në këto kompeticione kaq të rëndësishme”, ka thënë Pioli. / Oversport.tv

You may also like