Pinto: Roma e sezonit tjetër do të jetë më e fortë me Mourinhon si lider

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roma do të jetë më e fortë sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu mendon drejtori sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto. Ai foli në prag të sfidës ndaj Venezias për Sky Sport ku komentoi atë që pritet të ndodhë në merkaton e verës me Romën.

“Për momentin mendojmë vetëm për ndeshjet e fundit të sezonit. Jam i sigurt se më 31 gusht 2022 skuadra do të jetë më e fortë se ajo që është aktualisht. Kjo është ideja jonë.

Mendojmë hap pas hapi me Mourinhon si liderin tonë. Megjithatë, nuk mund të mendojmë për merkaton duke parë se sezoni i këtij viti nuk ka përfunduar ende”.

BLERJA E LOJTARËVE ME ALGORITËM? “Mendoj se nuk ka nevojë që të blejmë futbollistë me algoritëm. Futbolli ka evoluar shumë, të dhënat e futbollistëve janë të rëndësishme, por askush nuk blen lojtarë bazuar tek algoritmet. Ka shumë gjëra më të rëndësishme se të dhënat e lojtarëve”. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like