Philadelphia ndali rrugëtimin e 16 fitoreve radhazi të Milwaukee – Shqip

by admin
Spread the love

Philadelphia është skuadra e cila ndali rrugëtimin e Milwaukee pas 16 fitoreve radhjazi dhe ate në transfertë me rezultatin 133-130. Një përballje dramatike dhe me emocione të shumta. Te Philadelphia me lojë shkëqyeshme u dallua Harden me 38 pikë, Embiid me 31 e Maxey me 26 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë. Në ekipin vendas si gjithmon më efikas ishte greku Antetokounmpo realizoi 34 pikë. Miami rikthehet te fitorja , kësaj radhe mundi Atlantan me rezultat 117-109. Lojtari më mire në fushë ishte Bam Adebay, i cili realizoi 30 pikë dhe 11 kërcime .Kjo fitore e mban ekipin nga Miamin në garë për një vend në play off.

Para tifozëve bvendas pëson edhe Washingtoni në përballjen ,e Toronton 109-116. Më efikas ishin dyshja Trent-VanVleet realizuan 51 pikë. Ndeshje spektakolare ishte edhe Sacramento – Minnesota, që përfundoi me fitoren e miqëve 138-134. Edwards realizoi 27 pikë për miqtë. Houston shënoi fitore në përballjen me San Antonio me rezultat 122-110.

Rezultatet e sotme

Washington – Toronto, 109-116

Cleveland – Detroit, 114-90

Miami – Atlanta, 117-109

San Antonio – Houston, 110-122

Milwaukee – Philadelphia, 130-133

Sacramento – Minnesota, 134-138

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like