PHENIAN – Koreja e Veriut kërcënon të rrëzojë satelitët amerikanë

by admin
Spread the love

PHENIAN, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut kërcënoi sot se do të rrëzonte satelitët spiunë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të çdo sulmi kundër satelitit të saj, i cili ka qenë në orbitë për 10 ditë.

Pheniani tha se një operacion i tillë do të konsiderohej një “shpallje lufte”, njoftoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

Kjo deklaratë vjen pasi një zyrtar amerikan shpjegoi se Uashingtoni kishte “mjete të ndryshme të kthyeshme dhe të pakthyeshme” për të “privuar një kundërshtar nga aftësitë e tij hapësinore dhe kundër tyre”.

Ky kundërshtar mund të jetë Koreja e Veriut, e cila arriti të vendosë satelitin e saj të parë spiun në orbitë në fund të tetorit, pas dy testeve të pasuksesshme në maj dhe gusht.

“Nëse Shtetet e Bashkuara përpiqen të shkelin territorin legjitim të një shteti sovran, atëherë Pheniani do të konsiderojë marrjen e masave vetëmbrojtëse për të dobësuar ose shkatërruar qëndrueshmërinë e satelitëve spiunë amerikanë”, paralajmëroi një zëdhënës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut.

”Çdo operacion ushtarak kundër satelitit të Phenianit i konsideruar i afërt, do ta çojë vendin në përdorimin e parandalimit të luftës”, theksoi ai.

Vendi i izoluar ka armë bërthamore.

Që nga lëshimi i suksesshëm i satelitit të saj të parë, Koreja e Veriut pretendon se ka vëzhguar vende të rëndësishme ushtarake amerikane dhe koreano-jugore dhe madje edhe Romën.

Megjithatë, ajo nuk dha asnjë imazh që do të ishte marrë nga “Malligyong-1”.

Sipas Seulit, Rusia ndihmoi Korenë e Veriut të lëshonte me sukses satelitin e saj spiun./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like