Përvjetori i ndarjes nga jeta, Agron Llakaj bën postimin prekës për Koço Devolen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë bërë dy vite që kur artisti i mirënjohur, Koço Devole, ndërroi jetë, pasi ishte infektuar me koronavirus. Diten e sotme, ashtu sikurse vitin e shkuar, nuk ka munguar një dedikim nga aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, për artistin e ndjerë.

Krahas një fotografie që ka publikuar në Instagram, ai shkruan fjalët më të ndjera për të: “I Madhi dhe i paharruari Koco Devole. Aristokrati humorit shqiptar.

Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.

Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.
I paharruar i shtrenjti Koco!”, shkroi aktori Agron Llakaj krahas fotos.

You may also like