Përplasje me armë në Gostivar, ndërroi jetë 28-vjeçari

by admin
Spread the love




Mbrëmë në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një përleshje e armatosur me armë zjarri, ku për pasojë një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit. Nuk janë sqaruar shkaqet e përleshjes, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. /SHENJA/


You may also like