Përplasen dy anije mallrash në Stamboll, autoritetet po monitorojnë situatën

by admin
Spread the love

Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë.

Sipas mediave të huaja, nuk ka të lënduar apo ndotje mjedisore.

Siç tregohet më tej, përplasja ndodhi brenda zonës Ahirkapi dhe përfshinte anijen e mallrave të quajtur “New Legend” 228 metra të gjatë dhe “Elbsun’, një anije kontejner 141 metra e gjatë.

Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan as dëme materiale. Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e përplasjes mes tyre.

Ahırkapı açıklarında iki geminin çarpışma anı cep telefonu kamerasına yansıdı. pic.twitter.com/4DYYa74zEb

— Sabah (@sabah) September 18, 2023


Top Channel

You may also like