Përndoqi ish-kolegen për muaj të tërë dhe më mas e masakroi me thikë, dënohet autori/ Si ndodhi vrasja disa orë pasi e reja postoi foto me të dashurin

by admin
Spread the love

Gjykata e Australisë ka dënuar me 36 vite burg Luay Sako, i cili vrau ish-kolegen e tij të punës.

23-vjeçarja u vra në më mënyrë makabre me thikë, pasi 39-vjeçari hyri në shtëpinë e saj.

Fillimisht ai e ka përndjekur për muaj të tërë, ndërsa në vitin 2020 disa orë pasi Celeste Manno publikoi një foto me të dashurin e ri, u vra.

Prokurorët deklaruan se ai e ka goditur me 23 herë me thikë, brenda dy minutash e gjysmë.

Përndjekja filloi në vitin 2019 kur ai u pushua nga puna dhe ai filloi t’i dërgonte mesazhe. Pavarësisht se Manno i lutej të ndalonte, mesazhet e Sakos u bënë gjithnjë e më të shqetësuese dhe intensive.

Ajo e raportoi atë në polici dhe mundi të merrte një urdhër ndalimi të përkohshëm, por autori nuk u pengua dhe më vonë u akuzua për shkelje të urdhrit.


Top Channel

You may also like