Përmes këtij instalacioni tregohen storiet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në iniciativën “Thinking of you”, organizuar nga Alketa Xhafa Mripa, raporton Shqip.

Arstistja Mripa tha se ky instalacion tani do të ekspozohet edhe në qytetin e Hagës duke dërguar zërat e grave të dhunuara gjatë luftës që të dëgjohen në botë.

“Instalacioni “Thinking of you” do të ekspozohet në Hagë, në qytetin e paqes dhe drejtësisë. Ku prej një vendit shumë të vogël si Kosova do ti tregojmë botës, do ti dërgojmë zërat e grave të dhunuara gjatë luftës në gjithë botën”, ka thënë ajo.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se përmes këtij instalacioni tregohen storiet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Si instalacion i cili ka filluar para disa vitesh ka qenë një ndër mënyrat më artistike për ta shprehur dhimbjen, për ta shprehur solidaritetin e mbi të gjitha për ta shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës. Nëpërmjet këtij instalacioni i cili filloi në Kosovë dhe pastaj u bashkua e tërë bota ne treguam storien e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, bëmë thirrje për drejtësi dhe ngritëm zërin për gratë dhe vajzat gjithandej nëpër botë që po përjetojnë dhunë”, ka thënë ajo.

Me këtë rast gratë pjesëmarrëse në këtë forum duke përfshirë edhe presidenten Osmani dhuruan fustanet e tyre për këtë instalacion.

You may also like