Përmbytjet në Greqi, banorët në Evia dhe Volos pa energji elektrike – Shqip

by admin
Spread the love

EVAKUUOHEN 8 FSHATRA, FATMIRESISHT NUK RAPORTOHET PER VIKTIMA APO TE ZHDUKUR

Banorët në  qytetin e Volos dhe ishullin Evia  janë zhytur në errrësirë  pas përmbytjeve që kanë goditur Greqinë. Disa  zona të shtetit fqinj janë ende duke u rimëkëmbur  nga përmbytjet që shkaktuan 16 viktima në fillim të këtij muaji.

Shtëpitë dhe rrugët janë dëmtuar nga përmbytjet në Greqi vetëm disa javë pasi vendi u godit nga stuhia  vdekjeprurëse ‘Daniel’.

Shirat e  rrëmbyeshëm goditën pjesën qëndrore të  Greqisë  ku si pasojë  energjia elektike u ndërpre në qytetin bregdetar të Volos dhe ishullin Evia.

Shumë makina janë bllokuar në qytetin e Volos duke qënë se  drejtuesit e mjeteve nuk mund të lëvizin për shkak të nivelit të lartë të ujit. Shqetësuese ka qenë edhe  situata në  spitalin e Volos  ku niveli i ujit ka kaluar lartësinë e bodrumit.

Si pasojë e përmbytjeve të cilat u shkatuan nga stuhia ‘Elias’ të  paktën tetë fshatra  u evakuuan  gjatë së mërkurës ,por fatmirësisht nuk raportohet  për viktima  apo të zhdukur.Banorët  fajësojnë autoritet të cilët sipas tyre   nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar përmbytjet.

‘Pashë që lumi ishte duke dalë nga shtrati.Kemi 20 ditë që po luftojmë këtë situatë. Ata nuk vijnë të na ndihmojnë. Hapën një  kanal të vogël dhe më pas lënë në mëshirë  pjesën tjetër.”

Përmbytjet pasojnë zjarret shkatërruese  që  përfshinë shtetin fqinj gjatë verës.

Më herët , qeveria greke ka   bërë me dije se përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike mbetet një prioritet.

You may also like