Përloti shqiptarët, Eni tregon telefonatën me të atin: Ja si e priti babi rrëfimin e historisë në ekran

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Eni Tare, modeli i njohur shqiptar i cili para pak javësh u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka përlotur mbrëmjen e kaluar opinionin publik me historinë e tij të trishtë e rrënqethëse. Ai tregoi se si prindërit e tij ishin divorcuar, për shkak të babait të alkoolizuar, ndërsa fajësonte edhe veten e tij për shkak të dhunës së shkaktuar nga i ati.

Gjatë prime-t, Eni pati mundësinë të takonte nënën e tij dhe ta përqafonte mes lotësh, ndërsa pavarësisht të gjithë gjërave që kanë ndodhur, ai nuk harroi të përshëndeste të atin përmes ekranit dhe t’i thonte se e do shumë.

Ndërkaq, ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin radiofonik ‘Pardon My French’, me Elona Duron dhe Jonida Alickollin, ndërsa rrëfeu edhe bisedën e parë me të atin në telefon. Eni tha se e ka falur tashmë të atin dhe do t’i donte t’i ngjante atij.

“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor.

Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi.  Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”- tregoi Eni ne ‘Pardon My French’.

The post Përloti shqiptarët, Eni tregon telefonatën me të atin: Ja si e priti babi rrëfimin e historisë në ekran appeared first on Telemedia.

You may also like