Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron “Superclasico”

by admin
Spread the love

Një penallti e dyshimtë në minutën e 93-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0, zhbllokoi përballjen e zjarrtë “Superclasico” River Plate -Boca Juniors, që u mbyll me një skandal të madh.

Penalltia, e kundërshtuar me forcë, u realizua nga kolumbiani Miguel Ángel Borja.

Një penallti, që pasi, u shndërrua në gol, shkaktoi zemërimin e lojtarëve të Bocas. Arbitri nuk u konsultua kurrë me VAR-in.

Goli shkaktoi një rrëmujë dhe një përleshje monumentale, me protesta dhe shkopinj kudo.

Si rezultat, gjashtë lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq: tre nga River (Palavecino, Centurión dhe Elías Gómez); dhe tre nga Boca (Merentiel, Valentini dhe Equi Fernández), si dhe trajneri i miqve, Jorge Almirón.

Ndeshja u pezullua për një çerek ore për shkak të provokimit të Palavecinos.

Arbitri Herrera u rrethua nga lojtarët e Boca-s, por më në fund loja mundi të rifillonte. Boca përfundoi me tetë lojtarë dhe River me 10, pasi dy nga të përjashtuarit ishin nga stoli.

Dy minuta zgjati loja në vazhdim, por Boca nuk mundi të bënte asgjë dhe humbi 1-0. Ndeshja u luajt pa tifozët miq, si zakonisht, në këtë Ligën Argjentinase.


Top Channel

You may also like