Përkujtimi i së kaluarës karakterizohet me ndërtimin e busteve – Kërkohet vëmendja institucionale

by admin
Spread the love

Fondi për të
Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ka prezantuar publikimin “Memorializimi, roli
dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”,  raporton Ekonomia Online.

Na të pranishmit u
tha se duhet të ketë një muze të luftës dhe i bazuar në fakte e i argumentuar
mjaft mirë dhe se procesi i memorializimit, është jetikë për ballafaqimin me të
kaluarën.

Madje u konstatua
se memorializimi është një proces thelbësor për rikuperimin nga trauma dhe
mizoritë. 

Gjithashtu u kërkua
që në Kosovë të bëhet përkujtimi grupor e jo individual, teksa u tha se procesi
i përkujtimit të së kaluarës vazhdon të karakterizohet vetëm me ndërtimin e
busteve, pllakave përkujtimore dhe emërime të rrugëve e shesheve.

“Burgu i
Smrekonicës, ngjarjet e luftës në Llozhanë, ngjarjet në xhaminë e Krushës së
Madhe, dëbimi ibpopullsisë në kufirin me Shqipërinë, kemi përfshirë një gropë
që janë varrosur njerëz në një pjesë ku ka qenë i dedikuar për mbeturina”,
ishin disa nga narrativat në këtë publikim të cilat i paraqiti Besnik Beqaj nga
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Koordinatorja për
memorializimin me qendër në Beograd, Jelena Djureinoviq, tha se mungesa e memorialëve
janë problem rajonal.

“Iniciativa e
memorializmit të Batajnicës Ideja është që të insistojmë që të kemi fakte dhe i
bazuar në kritika në narrativët dominues. Gjithashtu kemi bërë hulumtime që na nevojiten
analiza se çka po bëjmë, në mënyrë që ta bëjmë më mirë”.

“Memorializimi dhe përpjekjet
e saja janë problem rajonal. Kjo është karakteristikë në krejt shtetet dhe
asnjë prej luftërave nuk ka qenë i izoluar. Këto luftëra nuk kanë qenë vetëm në
një shtet, por në shumë. Shoqëria civile si aktivizim rajonal, ne kemi shembuj të
ndryshëm, dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja paqe për të ballafaquarën me
të kaluarën”.

Analisti Bekim
Baliqi, ndonëse tha se krimet nuk mbesin pa u ndëshkuar në Kosovë ende shumë
raste nuk janë zgjidhur.

“Memorializimi në
përgjithësi është se në dekadat e fundit është parë pjesë përbërëse e
shoqërisë, ashtu si individi që është i lidhur me kujtesën personale. Është i
lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur, dhe nuk ka ngjarje më traumatike sesa
lufta. Ajo çka është me rëndësi është se vetëm disa aspekte të ballafaqimit me
të kaluarën po kërkon kohë”.

“Të gjitha luftërat,
vetë shoqëria ka pasur një distancë të caktuar kohore. Kosova gjendet në një
periudhë se kush vërente ka bërë krime. E vërtetë që krimet e bëra nuk kalojnë
pa u ndëshkuar, dhe në rastin tonë shumë krime e raste nuk janë zgjidhur”, tha
Baliqi.

Gazetari Kreshnik
Gashi, tha se kanë krijuar një platformë rajonale për evidentimin e varrezave
masive.

“Është shumë me
rëndësi që këto memoriale shfrytëzohen në hapësirat publike dhe mesazhi në ato
hapësira duhet me qenë i qartë e i koordinuar me të gjithë komunitetin dhe
duhet të ketë një standard. Shumica e informacionit konsumohet në internet e të
cilat janë të qasshme për qytetarët”.

“Është krijuar një
platformë që merret me dokumentimin e varrezave masive, e cila është e
mbipopulluar me informacione nga Bosnja dhe Serbia, dhe synojmë që ta bëjmë me
informacione edhe nga Kosova. Kjo platformë e para dokumenton krimin në të
cilën ka ndodhur me viktimat pas vrasjes së tyre, pra me varrezat masive me
tentativat që krimi me u zhduk”, tha Gashi, i cili kritikoi institucionet
kosovare për mungesë përkrahje të kësaj platforme.

E artisti, Dardan
Luta, tha se mungesa e duhur e busteve është e dëmshme për historinë e Kosovës,
raporton EO. 

“Një pjesë e madhe
e njerëzve nuk kanë dëshirë të kthehen tek stresi që e kanë pasur gjatë luftës
dhe në rastet e ngjashme siç ndodhi në Ukrainë dhe menjëherë na prek atë
stresin tonë që mos po na ndodh edhe neve”.

“E keni parë një
fotografi në sheshin e Prishtinës, afër bustit të Zahir Pajazitit, ku shihet
një burrë në mesin e demonstratave i ulur në gjunjë, dhe pikërisht të atij
burri nuk kemi memorial, që një vizitor kur të vijë ta dijë se çfarë ka
ndodhur”, tha ai.

You may also like