“Përjetësisht me ty Shqipëri” – Ilir Shaqiri ua dedikon një këngë Tifozave Kuq e Zi për 20 vjetorin e themelimit

by admin
Spread the love

Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, më 23 dhjetor të këtij viti do të festojnë 20 vjetorin e themelimit.

Festa kryesore do të mbahet në Tiranë, atje ku tifogrupi shqiptar do të kremtojnë përvjetorin jubilar me disa aktivitete, përfshirë edhe një koncert, shkruan lajmi.net.

Disa këngëtarë shqiptarë do të përformojnë për nder të 20 vjetorit të Tifozave Kuq e Zi.

Ilir Shaqiri, këngëtari i mirënjohur mbarëshqiptar ua ka dedikuar edhe një këngë tifozerisë shqiptare, e cila u publikua sot.

“Përjetësisht me ty Shqipëri” – titullohet kënga e Ilir Shaqirit e cila është e gjatë afër pesë minuta.

Kremtimi madhështor do të organizohet ditën e shtunë, më 23 dhjetor 2023, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë.

Mëposhtë mund ta dëgjoni këngën e Ilir Shaqirit./Lajmi.net/

You may also like