Përjashtimi i Rusisë nga KE-ja i hapi derën Kosovës që të anëtarësohet

by admin
Spread the love

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Çitaku shton se përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës që të anëtarësohet, njofton Klankosova.tv.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

You may also like