Përhapja e variantit Omicron, Kupa e Kombeve të Afrikës drejt anulimit

by admin
Spread the love

Kupa e Kombeve të Afrikës, kompeticion i programuar për t’u zhvilluar nga 9 janari deri më 6 shkurt, mund të fshihet nga kalendari.

Lajmi i papritur vjen nga Franca, pikërisht nga RMC Sport, e cila sqaron se drejtuesit e Konfederatës së Afrikës janë të trembur nga përhapja e shpejtë e variantit “Omicron” të Covid 19, pa harruar faktin që klubet europiane kanë shfaqur pakënaqësi dhe nuk duan të privohen nga “yjet” e tyre, që kanë marrë ftesë nga përfaqësueset afrikane.

Të gjithë futbollistët që vijnë nga vendet që janë përfshirë në listën e kuqe do të duhen të qëndrojnë për 10 ditë në karantinë, para se të bashkohen me skuadrat e tyre në Angli.

Duket qartë që ajo që pak ditë më parë ishte thjesht hipotezë, tashmë po bëhet konkrete. Konfederata e Afrikës ka hasur probleme të mëdha sa i përket aspektit organizativ, kështu që duke shtuar edhe përplasjen me klubet europiane, me shumë mundësi do të marrë vendimin për ta anuluar Kupën e Kombeve të Afrikës./ Supersport


Top Channel

You may also like