“Përgatituni për një super Inter-Milan”, Sheva ndez atmosferën e derbit

by admin
Spread the love

E shtuna sjell derbin e zjarrtë dhe spektakolar të Milanos, i pari për këtë sezon mes Interit dhe Milanit.

Dueli i përjetshëm mes dy skuadrave historike italiane, do të vijë në ekranin e Shqip/DigitAlb në datën 16 shtator. Duke nisur prej orës 18:00 në SS2.

Një futbollist që shënonte sistematikisht në këtë derbi, ishte Andriy Shevchenko. Idhulli i tifozëve milanistë dhe “tmerri” i atyre zikaltër.

Ish-fituesi i Topit të Artë, i cili kaloi vitet më të bukura të karrierës me fanellën kuqezi të Milanit, beson se do të zhvillohet një përballje cilësore në fundjavë.

Pasi të dyja skuadrat janë përforcuar ndjeshëm në merkato sipas ish-goleadorit të njohur ukrainas.

Më pëlqen kur dëgjoj të flitet se presioni i derbit të bën mirë dhe është një avantazh. Unë e shijoja në maksimum kur shtohej presioni, më pëlqente të luaja ndeshje të rëndësishme. Dhe derbi është një prej tyre. Kur luajta derbin e parë e kuptova se çfarë do të thoshte. Dhe që nga ai moment i përgatita ndryshe. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë cilësore, sepse të dyja skuadrat janë forcuar. Sidomos Milani ka ndërtuar një kontingjent të pasur me lojtarë të rëndësishëm. Nuk është rastësi që Interi dhe Milani kryesojnë kampionatin. Mbi të gjithë po luajnë futboll të bukur”, theksoi Sheva.


Top Channel

You may also like