Përfshihet nga flakët makina e prokurorit publik në Prilep

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme në Prilep me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Marjana Ilieska, njoftojnë nga Prokuroria publike.

Menjëherë pas ngjarjes është kryer hetim në vendin e ngjarjes, janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për identifikimin e autorit të verpës penale.

“Sipas gjetjeve fillestare, deri tani kryerës të panjohur me forcë kanë hyrë në garazhë në të cilën ishte parkuar vetura, i kanë derdhur lëndë djegëse dhe i kanë vënë flakën duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e PPRMV-së.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e prokurorëve publikë e dënuan këtë sulm dhe tentativë për të frikësuar drejtuesen e Prokurorisë publike themelore me kompetenca të gjerë.

MARKETING



You may also like