Përfaqësues të Këshillit Amerikan për Lider të Rinj Politik vizituan kompaninë “Alkaloid”

by admin
Spread the love




Delegacion i Këshillit Amerikan për Lider të Rinj Politik (American Council of Young Political Leaders – ACYPL) nën shoqërim të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, kanë realizuar takim pune në “Alkaloid”.
Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të Këshillit, nëpërmjet Programit për shkëmbim të delegacioneve mes vendeve, është të të njihen nga afër me kushtet dhe mënyrën e punës në të cilat punojnë kompanitë e suksesshme private të Maqedonisë së Veriut.
Rendi i ditës i takimit të punës ka përfshirë prezantim të operacioneve punuese të “Alkaloid”, rezultatet nga puna, plasmanet e kompanisë dhe aktivitetet prodhuese, si dhe përgjegjësisë shoqërore, e cila është një nga segmentet kyçe të politikës korporatave të kompanisë,
Në kuadër të vizitës është realizuar edhe një vizitë e kapaciteteve prodhuese të “Alkaloid”-it, dhe të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim të kompanisë.
Theks i veçantë është vendosur mbi operacionet e biznesit në SHBA, ku “Alkaloid” SHA Shkup në vitin 2005 e ka themeluar filialin e saj në New Olbani, Ohajo. Përpos plasmanit të çajit nga programi “Good Nature” dhe të kozmetikës për fëmijë nga brendi “Bekutan”, “Alkaloid” është partner përzgjedhës edhe të disa kompanive farmaceutike me renome amerikane, me të cilat kanë forma të ndryshme bashkëpunimi, si shembull prodhim i licencuar, përfaqësim marketingu dhe distribuim të prodhimeve të tyre.
“Anëtarë të delegacionit, mes tyre edhe Shanell Otri, Tara Kembel, Xhejk Evans, Xhon Majkel Mongomeri, Eshli Vanorni dhe Suzan Svink, e kanë theksuar kënaqësinë e tyre nga puna e suksesshme e ‘Alkaloid’ dhe të aktiviteteve biznesore të kompanisë në tregun amerikan”, thuhet në komunikatën e “Alkaloid”.






You may also like