“Perez nuk më la të drejtoja Portugalinë”, Murinjo: Te Reali i Madridit bëja vetëm trajnerin, te të tjerët bëja gjithçka

by admin
Spread the love

Pasi ka shijuar Çmimin e Madh të Portugalisë në Moto GP, të zhvilluar në fundjavë në Portimao, ish-trajneri i Romës, Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Fabricio Romano.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Roma vendosi të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe, që atëherë, trajneri portugez ka përsëritur në shumë raste se ndihet plotësisht gati për të marrë përsipër një projekt të ri. Megjithatë, ai nuk ka ndër mend të nxitohet dhe po shqyrton me qetësi projektet që ka mbi tryezë për të mos hedhur një hap të gabuar.

“Një ditë pas largimit nga Roma, e ndieja veten të përgatitur dhe të gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje. Ndihem i fortë. Por nuk mund të pranoj çdo propozim vetëm për shkak të dëshirës që kam për t’u rikthyer. Duhet të jem i duruar. Qëllimi im është të rifilloj në verë”, tha ai.

Që nga koha e tij te Junajtid, është krijuar ideja se Murinjo është “mbi kokën e tij”. Megjithatë, ai vazhdon të nënvizojë punën e madhe të bërë gjatë dy sezoneve të tij të parë te Roma.

“Kur njerëzit flasin për mua, fokusohen në atë që ndodhi 15 vjet më parë. Por, në dy vitet e fundit, unë jam i vetmi trajner që kam arritur në dy finale europiane radhazi. Kur e bën këtë me një klub pa histori në Europë… është edhe më e veçantë”.

MË TEPËR SESA NJË TRAJNER – Murinjo është një nga trajnerët më kontrovers dhe më të diskutuar në këto 20 vitet e fundit në botën e futbollit. Por e vërtetë është se kudo ku ka shkuar, ai është kthyer në një simbol.

“Në shumë raste kam qenë më shumë sesa trajner. Kam qenë trajner vetëm te Porto, tek Interi, te Reali i Madridit… Por ka pasur në shumë klubet e tjera që më është dashur të jenë shumë më tepër sesa trajner”.

PORTUGALIA, ËNDRRA E PRISHUR – Portugezi ka shëtitur botën, por në karrierën e tij i ka mbetur një peng. Ai nuk ka mundur të drejtojë kombëtaren portugeze. Mund ta kishte bërë, por pengesa ka qenë Florentino Perez.

“Më është hapur dera për të shkuar në kombëtare në dy raste. E para ishte kur isha në Madrid, por Florentino ma preu shkurt. Më tha që nuk ishte e mundur të kombinoheshin në të dyja pozicionet”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like