Përballje në ring/ Vëllai i Julit ftesë publike Donaldit: Kur të duash…

by admin
Spread the love

Elga Ceno, e cila u përjashtua nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e djeshme me zarf të zi pas përplasjeve me moderatorin Meriton Mjekiqi, pasi i derdhi këtij të fundit verë në kokë.

 

Pas daljes së saj nga shtëpia, u ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha.

Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë.

Në pamje ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme.

“Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe në tokë.

Kujtojmë se Egla u skualifikua nga loja, pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën. Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në show-n e radhës.

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.

You may also like