Për Interin nuk është në lojë vetëm “Scudetto” historik, tashmë sytë drejt rekordeve!

by admin
Spread the love

Duket se Interit nuk i mjafton vendi i parë në klasifikimin e Serisë A me një shkëputje të frikshme ndaj rivalëve që e ndjekin pas. Ylli i dytë në fanellën zikaltër është më pranë se kurrë, kur ngelen të luhen edhe 8 javë të kampionatit italian.

Të besuarit e Simone Inzagit tashmë kanë vendosur të tjera synime, me objektiv të qartë thyerjen e rekordeve sa i përket aspektit mbrojtës të lojës së tyre. Bëhet fjalë për dy rekorde të Serisë A: golat më pak të pësuar brenda një sezoni dhe numri i ndeshjeve me rrjeta të paprekura.

Rekordin e parë e mban Juventusi i sezoneve 2011-2012 dhe 2015-2016 me bardhezinjtë, të cilët pësuan vetëm 20 gola, kurse momentalisht rivalët e tyre historikë zikaltër kanë pësuar vetëm 14 gola.

Për sa i përket rekordit të dytë janë tre portierë që e mbajnë këtë privilegj me 21 ndeshje pa pësuar gol. I pari, portieri legjendar i “Zonjës së Vjetër” Xhixhi Bufon në sezonet historike të lartpërmendura. I dyti, Provedel i Lacios në sezonin e kaluar, si dhe De Sanktis i Romës në sezonin 2013-2014. Aktualisht Jan Zomer e ka mbajtur portën e tij të paprekur në 18 ndeshje nga 30 të luajtura. Kur kanë ngelur dhe 8 xhiro deri në fund të kampionatit, Interi i Inzagit fluturon jo vetëm drejt titullit, por edhe drejt rekordeve absolute!

PANORAMASPORT.AL

You may also like