Për festën e Shën Valentinit, Lule Mustafa publikon baladën “Ti je kan”

by admin
Spread the love

Këngëtarja Lule Mustafa ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Ti je kan”.

Kënga është baladë dhe vjen si dhuratë për fansat në prag të 14 shkurtit, festës së Shën-Valentinit.

Orkestrimi i këngës është bërë nga Ardian Kastrati, ndërsa teksti dhe muzika është bërë nga Ilir Berani.

Kujtojmë se projekti i fundit i Lules ka qenë potpuri në bashkëpunim me Astrit Zikollin.

Lule Mustafa është bërë e njohur për publikun nga këngët me motrat e saj, të cilat edhe njihen si motrat Mustafa të cilat kryesisht intepretojnë muzikë popullore./21Media

You may also like