Për festat do të punojnë poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar

by admin
Spread the love

Gjatë festave të Vitit të Ri, ISHP “Shtëpia e shëndetit Shkup” do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve, thonë për MIA-n nga ky institucion.

“Më 31 dhjetor, e diel, gjatë ditës dhe natës për natën e Vitit të Ri, si dhe më 1 Janar, me kujdestari do të punojnë poliklinikat kujdestare për kujdes shëndetësor në turnin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Për festat e ardhshme të Krishtlindjeve – 7 dhe 8 janar,  për qytetarët që kanë nevojë  për ndihmë mjekësore, do të punojnë ordinancat kujdestare për kujdes shëndetësor në turnin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar”, theksojnë nga institucioni.

Me punën e përditshme për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të funksionojë edhe njësia për trajtim shtëpiak.

“Për shkak të festimeve të ardhshme të festave të Vitit të Ri, Shërbimi i Ndihmës Mjekësore Urgjente rekomandon terapi të rregullt për pacientët kronikë, të kenë kujdes me marrjen e ushqimit për ata që kanë respektuar agjërimin e Krishtlindjeve, përdorimin e moderuar të pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet me alkool, grindjet dhe aksidentet e trafikut. Apelohet veçanërisht për popullatën e re dhe të mitur që të mos përdorin pije alkoolike, për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Më pas, të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur dëmtimet e padëshiruara, djegiet dhe pasojat e tjera më të rënda”, theksojnë nga Shtëpia e Shëndetit.

Nga ISHP “Shtëpia e shëndetit Shkup” shprehin shpresën për  respektim të rekomandimeve të dhëna, për t’i pritur festat e Vitit të Ri me një disponim të gëzuar dhe të këndshëm për të gjithë. 

MARKETING



You may also like