Penov: Kërkesa për “Asocacion të komunave shqiptare” është gjah për pikë politike

by admin
Spread the love





Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, Risto Penov, konsideron se kërkesa e Alternativës për “Asociacion të komunave shqiptare” në Maqedoninë e Veriut është tentim për të fituar pikë politike dhe apeloi që të kenë kujdes me deklarata të tilla, përcjell INA.

“Ne kemi ndërtuar një koncept të vetëqeverisjes lokale që i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve dhe të gjitha nacionaliteteve. E kuptoj momentin që tani dikush kërkon të marrë pikë politike, por duhet pasur kujdes me deklarata të tilla. Kërkesat e tilla mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike, të cilat për fat të mirë sot janë shumë më stabile dhe supozoj se qytetarët nuk do të ndjekin kërkesat e tilla për dekompozim të shtetit”, tha Penov.

Ai gjithashtu informoi se ai vetë ka marrë pjesë në krijimin e vetëqeverisjes aktuale lokale, ndarjen territoriale dhe decentralizimin në vend.

“Pastaj gjatë negociatave me përfaqësuesit e BDI-së, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësues nga grupi që tani po kërkon ndryshime, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe me pëlqim të ndërsjellë, ndërtuam konceptin e vetëqeverisjes lokale, që plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve, të të gjitha nacionaliteteve, shtoi Penov. (INA)







Artikulli paraprakHaaland refuzon ‘Adidas’ dhe ‘Puma’, afër të nënshkruajë kontratë milionëshe me ‘Nike’
Artikulli tjetërAdministratorët që jetojnë jashtë Shkupit kërkojnë që t’u njihen shpenzimet e udhëtimit




You may also like