Pendarovski: Të bashkohemi në përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe humane

by admin
Spread the love

Në vend se të humbim energjinë në luftërat ideologjike dhe kulturore, të bashkohemi në përpjekjet që të krijojmë shoqëri të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale. Në atë mënyrë jo vetëm se do ta tejkalojmë agoninë dhe do ta zbusim krizën, por edhe do ta kthejmë shpresën në nënqiellin e Maqedonisë së Veriut, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e pritjes me rastin e Vitit të Ri për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, që mbrëmë e organizoi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Bashkëjetesa, tha presidenti, nuk ndërtohet vetëm me këmbimin e porosive dhe urimeve të mira, por para së gjithash, me relacione dhe miqësi personale.  “Bashkësitë fetare dhe grupet religjioze janë pjesë e zgjidhjes së problemit të hidhur. Në një shtet sekular, siç është i yni, bashkësitë fetare as munden, as është detyra e tyre, ta sanksionojnë korrupsionin, pasi kjo është punë e institucioneve kompetente shtetërore. Por, bashkësitë fetare mund të arrijnë diçka shumë më të rëndësishme, e ajo është – duke apeluar në ndërgjegjen dhe duke instituar në integritetin personal, bashksitë fetare mund t’i zhvillojnë shprehitë e mira në zemrat e besimtarëve. Me këtë, mund të krijojnë masë kritike të individëve të transformuar shpirtërisht, të cilët do ta transfomrojnë frymën e shoqërisë dhe do ta bëjnë korrupsionin, të paktën për një pjesë të besimtarëve, të papranueshëm, madje edhe të rezistueshëm“, porositi shefi i shtetit.

MARKETING



You may also like