Pendarovski: Pjesa maqedonase e Komisionit Historik nuk do të pajtohet me argumente “kuazihistorike”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski beson se anëtarët maqedonas të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë nuk do të pajtohen për asnjë argument “kuazi-historik” ose “kuazi-politik”, siç vijnë shpesh nga Sofja.

Pas hapjes së Shkollës Verore të 55-të Jubilare në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, Pendarovski i pyetur për vlerësim për reagimet në publik rreth Rekomandimeve të publikuara të Komisionit Historik, theksoi se gjatë muajve të kaluar pas çdo spekulimi ose gjysmë informacioni që vjen nga Sofja, në vend i gjithë kombi ngritët në këmbë dhe bën përpjekje të sqarojë se çka nënkupton ajo.

“Bëhet fjala për Rekomandime të cilat është rënë dakord para tre vitesh, pas të cilave qëndron e gjithë përbërja e pjesës sonë të Komisionit. Dhe nëse pas shpjegimit të djeshëm të të gjitha atyre Rekomandimeve nga pala maqedonase e Komisionit, dikush nuk e ka të qartë se këto janë rekomandime që në asnjë mënyrë nuk ndërhyjnë në gjuhën dhe identitetin maqedonas, atëherë për ata njerëz që edhe pas kësaj nuk e kuptojnë, nuk ka shpëtim”, deklaroi Pendarovski.

Ai theksoi se nuk kurrfarë dyshimi në anëtarët e pjesës maqedonase të Komisionit, jo vetëm sot, por edhe gjatë tre viteve të kaluara pasi janë vendosur në atë pozicion, se punojnë në mbrojtjen e identitetit, gjuhës, emrit maqedonas… dhe gjithçka që vijon në atë kontekst.

“Nuk kam dyshim se as në periudhën e ardhshme nuk do të pajtohen me ndonjë argument kuazi -historik ose argument kuazi-politik të cilët shpesh vijnë nga Sofja”, theksoi Pendarovski.

 


You may also like