Pendarovski: Në Ligjin për shoqata ekziston neni sipas të cilit mund të rishikohet puna

by admin
Spread the love




Ka ekspertë juridikë të cilët pohojnë se në bazë të Ligjit ekzistues për shoqata dhe fondacione ekziston neni me të cilin mund të shqyrtohet puna e shoqatave aktuale, nëse ato nuk punojnë në drejtim të asaj që ato kanë deklaruar, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

Sipas tij, një nga ato kushte është nëse nxisin urrejtje dhe intolerancë kombëtare apo fetare.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas ceremonisë së sotme solemne në të cilën 13 figura të shquara nga lëmia e muzikës popullore maqedonase u shpërblyen me Medaljen e Meritës, presidenti theksoi se me rastin e formimit të shoqatave me emra kontrovers, bëhet fjalë për intencë nga ana e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Ndryshe, disa nga shoqatat janë formuar tre vjet më parë. Ky i fundit u krijua një vit më parë. Dhe nuk është e mundur që kur të fillojmë procesi i skriningut dhe të hapim proces të negociatave, përgjithësisht pas 17 vitesh, të jetë krejtësisht i rastësishëm. Para tre muajsh, nëse ju kujtohet, kam propozuar që të bëhen ndryshime në ligjin ekzitues dhe shoh që Qeveria në fund të muajit paralajmëron se do të ketë një gjë të tillë. Megjithatë, kjo do ta zgjidhë problemin në vazhdim, domethënë nga miratimi i ligjit dhe më tutje”, shtoi Pendarovski.


You may also like