Penallti e humbur dhe i kuq, Dinamo Zagreb thyen Astanën

by admin
Spread the love

Dinamo Zagreb mori një fitore vendimtare në transfertën kazake të Astanës, ku fitoi 0-2.

Vendasit humbën një 11-metërsh në pjesën e parë, me Darboe që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 12.

Në pjesën e dytë, kampionët e Kroacisë shënuan fillimisht me Vidoviç në minutën e 48, ndërsa më pas gjërat u ndërlikuan për Astanën. Jovançiç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73, duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Në vijim, Dinamo shënoi dhe të dytin me Kaneko në minutën e 79, duke u dhënë një shuplakë kazakëve, të cilët matematikisht do të eliminoheshin nëse Ballkani fiton përballë Viktoria Plzen. Aktualisht kroatët shkojnë në kuotën e 6 pikëve në grupin C. Takimin e fundit e luajnë në “Maksimir” të Zagrebit kundër Ballkanit të Ilir Dajës.


Top Channel

You may also like