Pema jote e preferuar në foto tregon emocionet që po ndjen për momentin

by admin
Spread the love

Sot kemi përgatitur për ju një test psikologjik mjaft të thjeshtë. Mjafton të shihni foton e këtij artikulli dhe të zgjidhni njërën nga pemët, më të preferuarën tuaj. Ky është nje test argëtues dhe kurrsesi nuk tregon njëdiagnozë klinike. Përmes këtij testi psikologjik do të mund të zbuloni disa aspekte të personalitetit tuaj, tëcilat mund të mos i njihnit deri më sot. Ndaj, zgjidhni pemën tuaj të preferuar dhe lexoni se çfarë tregon zgjedhja juaj mbi emocionet që po përjetoni momentalisht.

Nëse keni zgjedhur:

Pemën numër 1
Nëse kjo është zgjedhja jote, atëherë emocioni që po ndjen për momentin, është melankolia. Je një person që jeton me kujtimet dhe nuk ia del dot ta hedhësh plotësisht pas shpine të shkuarën. Do të jepje gjithçka për t’u kthyer pas në kohë dhe për të rijetuar disa momente. Mirëpo, duhet të distancohesh disi nga e shkuara, në mënyrë që t’i japësh vlerat e duhura të tashmes, nga e cila më vonë do të varet edhe e ardhmja.

Pemën numër 2
Nëse ke zgjedhur pemën e dytë, atëherë emocioni që po ndjen më tepër për momentin, është entuziazmi. Je një person aktiv dhe pozitiv, të pëlqen adrenalina që të dhurojnë sfidat e reja. Duhet gjithsesi të jesh mëpak gjaknxehtë dhe të mos marrësh vendime, pa e vlerësuar mirë situatën. Në këtë mënyrë do të rrezikosh më pak.

Pemën numër 3
N
ëse ke zgjedhur pemën e tretë, atëherë emocioni që po përjeton për momentin, është ankthi. Me siguri je një person tepër i ndjeshëm dhe shqetësohesh shumë për gjithçka dhe për çdo person që do. Duhet qëndonjëherë të merresh edhe vetëm me veten tënde, të bësh gjërat që do, pasi kështu do të kesh edhe mëtepër energji për të vazhduar përpara.

Pemën numër 4
Pema e kat
ërt tregon personat empatikë. Emocioni që po ndjen më tepër për momentin, është empatia. Je lloji i njeriut që e vendos veten në vendin e të tjerëve dhe mundohesh t’i kuptosh ata. Nuk ka asgjë të keqe në këtë zgjedhje, por aspekti negativ është se mund të ndikohesh më lehtë nga ndjenjat e të tjerëve dhe mund të përfundosh të bësh shumë për ta, duke harruar veten tënde.

You may also like