PEKIN – Kina rritje rekord të PBB-së

by admin
Spread the love

PEKIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës u rrit 5,3% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024, deklaroi Byroja Kombëtare e Statistikave, duke hedhur poshtë pritjet për një rritje prej 4,8% dhe krahasuar me 5,2% të tre muajve të mëparshëm.

Në bazë tremujore të rregulluar sezonalisht, PBB-ja u rrit me 1,6%, duke u përshpejtuar krahasuar me 1,0% në tre muajt e mëparshëm.

Byroja tha gjithashtu se prodhimi industrial u rrit 4,5% nga viti në vit në mars, në kontrast me parashikimet për një rritje prej 5,4% nga 7,0% në shkurt.

Shitjet me pakicë u rritën 3,1% në mars, duke humbur pritshmëritë prej 5,1% dhe në rënie nga 5,5% muajin e kaluar.

Investimi i aktiveve fikse u përmirësua me 4,5% në vit në mars, duke tejkaluar pritjet prej 4,0% dhe krahasuar me 4,2% në muajin e kaluar.

Çmimet e shtëpive ranë 2,2% nga viti në vit në mars pas rënies me 1,4% në shkurt.

Shkalla e papunësisë qëndroi në 5,2%, në përputhje me pritjet dhe në rënie nga 5,3% një muaj më parë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like