Peja afër rikthimit në Ligën Ballkanike

by admin
Spread the love

KB Peja duket se është rikthyer në Ligën Ballkanike.

Skuadra e Superligës tani është duke pritur vetëm konfirmimin e Federatës së Basketbollit, shkruan lajmi.net.

“Një nga anëtarët më të vjetër të Delasport Ligës Ballkanike KB Peja rikthehet në garë. Klubi kosovar pret konfirmimin e Federatës vendore të Basketbollit për të përfunduar marrëveshjen. KB Peja ishte nënkampione e sezonit të kaluar në një ndeshje të madhe finale kundër Hapoel Beer Sheva”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, deklaroi: “Dëshiroj të përgëzoj KB Pejën për sezonin e FIBA ​​Europe dhe t’i uroj hyrjen në Ligën Ballkanike. Jam i sigurt se duke i pasur ato me të gjitha skuadrat e tjera të respektuara që tashmë luajnë në BIBL do t’u sigurojë të gjithë dashamirëve të basketbollit lojëra të shkëlqyera deri në fund të sezonit”.

Peja do të bëhet klubi i dytë nga Kosova që garon këtë sezon në Ligën Ballkanike, pas Sigal Prishtinës. /Lajmi.net/

You may also like