Peci: S’do të ketë më kompensim të dëmeve në bujqësi – Për 10 vjet humbjet ishin 80 milionë euro

by admin
Spread the love

Korporata
Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë organizuar takimin e nivelit të
lartë me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke
menaxhuar me rreziqet e motit”, raporton Ekonomia Online.

Aty
u tha se humbjet si pasojë e faktorëve klimatik në 10 vitet e fundit ishin 80
milionë euro .

Ministri
i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Kosova ka
sipërfaqe të konsiderueshme që mund të përdoret për rritjen e produktivitetit të
bujqësisë.

Peci
tha se ky do të jetë viti i fundit ku bëhet kompensimi i dëmeve, derisa ka
kërkuar nga fermerët që t’i bëjnë sigurimin e prodhimit.

“Kosova
ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokës që mund të përdoret për rritjen e
produktivitetit të bujqësisë. Defektet që i kemi pas në bujqësi si pandemia e evazioni
rus në Ukrainë, ka pas efekt edhe në zinxhirin e bujqësisë përkundër kësaj ne
si institucione nuk kemi qëndruar duarkryq”.

“Ne
kemi aprovuar strategjinë nacionale për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
2022-2028. Duke qenë se aktualisht po përballemi me rritje të çmime, ne kemi
ofruar bujqve subvencionim të imputeve”, tha Peci.

Peci
tha se rritja e mbështetjes për kultivimin e pemëve dhe perimeve do ta rrisë
cilësinë. Ndërsa për mbështetjen për bujqit me shifrën prej 50 milionë euro,
mund të rritet varësisht prej numrit të aplikimeve.

“Buxheti
i ministrisë për pagesa direkte është 50 milionë euro, mirëpo do të shohim se
si do të jetë numri i aplikimeve dhe se nuk di a mbetet vetëm me 50 milionë
euro. Jemi të vetëdijshëm që njëri nga sfidat janë humbjet nga kushtet
klimatike. Në 10 vitet e fundit bujqit tanë kanë pasur humbje prej 80 milionë
euro apo 50 për qind e produktit vjetor në bujqësi si pasojë e faktorëve klimatik”,
tha tutje Peci.

“Ky
do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve,
pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë
përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim vetëdijen që fermerët duhet të bëjnë
firmën e sigurimit”, tha Peci.

You may also like