PD me dy Kuvende, Kadilli: Shqipëria pret dikë që nuk ngjason me Ramën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka komentuar situatën e krijuar brenda PD, si dhe dy Kuvendet Kombëtare të PD, ku do mbahet brenda 7 ditësh në dhjetor.

Kadilli deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha duhet të ikin nga Partia Demokratike pasi sipas tij të dy po luajnë lojë politike.

Ndër të tjera Kadilli thekson se Berisha dhe Basha po ‘luftojnë‘ për interesin personal.

Fatbardh Kadilli: Edhe Basha edhe Berisha duhet të ikin, vetëm se ndryshon radha, sot Berisha ka grumbulluar një energji të madhe anti-Bashë, më shumë sesa pro Berishë, kjo është grumbulluar sepse partia nuk gjeti një zgjidhje. Forca që ka Berisha do të ishte një instrument për të larguar Bashën, i cili nuk ka asnjë reflektim. Të dy po luajnë politikë, vetëm për interesin e tyre, Berisha për mbijetesë politike, dhe për të rikuperuar atë që me të drejtën e Zotit i takon, sepse nuk është normal ta përjashtosh nga partia e tij nga ana tjetër komplet për interesa të vet, e ka marrë peng PD, bën sikur bën zgjedhje, sikur ka forume.

Më tej ai shton se as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk e sjellin PD në pushtet ndërsa shton se Shqipëria pret nga PD një persona që është 100% e ndryshme nga Edi Rama

Fatbardh Kadilli: Por Berisha ka bërë një gjë të dobishme, ka grumbulluar rreth vetes ata që janë kundër Bashës të cilët duan të ndryshojnë diçka në parti. Unë nuk kandidova për ego personale, por në 26 prill doja t’u thosha gjithë demokratëve që duhet t’I japim fund projektit të Bashës, por projekti i Bashës është vazhdimësi e projektit Berishës me kryetar që e kanë partin monopol. Ne kemi një parti që nuk është demokratike një parti që mbahet peng nga kryetari, dhe një parti që rikthen edhe njëherë kryetarin që është larguar 8 vjet më parë, sepse nuk ka një shpresë të re.

As njëri, as tjetri nuk janë përgjigje për situatë. Edhe Berisha mezi po ja merr partinë Bashës se kryetari e ka të veten partinë e ka si pronë të tijën. Nuk do ta rregulloj me statute as Sali Berisha, nuk e sjell dot në pushtet PD as Sali Berisha as Lulzim Basha. Shqipëria nuk pret nga PD as Sali Berishën as Lulzim Bashën, Shqipëria pret nga PD një që është 100% e ndryshme nga Edi Rama. Ne po e mbajmë Edi Ramën duke u bërë njëlloj si Edi Rama.

You may also like