Pastruesja e shtëpisë së Jeff Bezos padit për infeksionet e marra prej mungesës së tualeteve për stafin (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Për gati 18 muaj, që të shkonin në tualet punonjwset duhet të dilnin nga dritarja e lavanterisë për te zbritur disa kate me poshte”, thuhet mes të tjerash në padinë skandaloze ndaj miliarderit.

Ish-punonjëse shtëpiake të pronarit të rrjetit gjigant tregtar Amazon, akuzojnë Jeff Bezos se punonjëset detyroheshin të punonin turne të gjata, nganjëherë 14 orë pa pushim, dhe se nuk kishte “akses të arsyeshëm ne tualet për punonjëset sanitare,” mes një liste të gjatë mungesash në kushtet e sigurisë dhe ato sanitare.

Mercedes Wedaa, e cila drejtonte stafin pastrues të Bezos por nuk punon më për të, ka ngritur padinë javës që shkoi në Seattle, ku gjithashtu akuzon se vartësit e Bezos diskriminonin ndaj punonjësve me origjinë latine si Wedaa në favor të kolegeve të tyre të racës së bardhë.

Në padi përmenden si të akuzuar Bezos ,dhe dy kompanitë që kujdesen për pronat e tij, Zefram LLC e Northwestern LLC. Wedaa dhe avokatët e saj nuk kanë përmendur shuma të mundshme dëmshpërblimi.

Detajet e parashtruara në padinë e Wedaa janë tronditëse. “Për gati 18 muaj, që të shkonim në tualet, akuzuesja dhe punonjëse të tjera të shtëpisë duhet të dilnin jashtë lavanterisë nga dritarja, dhe më pas të kalonin mes dhomës mekanike për të zbritur në tualetin një kat më poshtë, i cili përdorej si nga burra dhe nga gra, të stafit të terrenit”.

Në një rast punonjëseve iu tha se nuk mund të përdornin tualetin pranë dhomës së sigurisë ku kontrollohen kamerat e sigurisë, pasi ishte “shkelje e protokollit”.

“Si rezultat i kësaj shpesh punonjëset pësonin infeksion të rrugëve urinare”, thuhet më tej në padi, në një informacion po aq të vrazhdë sa ai më herët kur disa punonjës e shoferë të fabrikave Amazon, akuzonin e u mohohej e drejta të shkonin në tualet prej afateve strikte dhe shpesh detyroheshin të urinonin në shishe.

Wedaa thotë se në vitin 2019, asaj dhe punonjësve të tjerë me origjinë latine iu tha “të punonin rreth familjes miliardere pa u vënë re”, ndërsa pas ankesave të tyre “kontratat e punës iu ndërpriteshin pa asnjë justifikim”.

Për fat për Bezos, akuzat e tmerrshme të ish-pastrueseve koinçidojnë me lajme të ngjashme për miliarderë të tjerë  kështu që ai mund ta fshehë veten e tij.

Kështu që teksa bota digjet rreth nesh, kryesisht prej miliarderëve që në kushte normale nuk duhet të ekzistonin, diçka po shkon në drejtim të Bezos, shkruan rrjeti amerikan Jezebel.