Shkupi siguroi një kualifikim fantastik në raundin e dytë të Champions League, aty ku do të sfidojë Dinamon e Zagrebit, ekipin kampion të Kroacisë.
“Shvercerat” do të zhvillojnë ndeshjen e parë sonte (21:00) në “Maksimir” të Zagrebit, përballjë që do të transmetohet në Shqip 3.
Formacioni i ekipit shqiptar, që fitoi titullin kampion duke dominuar sezonin e fundit në Maqedoninë e Veriut, është vendosur.
Trajneri Goce Sedloski do e rreshtojë Shkupin me skemën 4-3-3, ku në sulm do të luajë treshja Adetunji, Danfa dhe Walid Hamidi. Ky i fundit mungoi në sfidën e kthimit ndaj Lincoln, pasi humbi pasaportën.
Rikthehet në qendër të mbrojtjes edhe Gagi Margvelashvili. Gjeorgjiani u ndëshkua me karton të kuq në duelin e parë ndaj Lincoln, sfidë që Shkupi e fitoi 3-0.
44′ Kampionët e Kroacisë barazojnë rezultatin. Arijan Ademi realizon me kokë, duke përfituar edhe nga pasiguria e portierit Naumovski.
35′ Shkupi sërish i rrezikshëm, por Adetunji nuk përfiton nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.
25′ Shkupi në avantazh. Asist fantastik i Alvarez dhe finalizim i bukur i Queven da Silva. Festë tek ekipi shqiptarë, “Shvercerat” në ekstazë.
10′ Dinamo pranë avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit kroat është e pasaktë./ Super Sport
Top Channel