Pasi blindoi derën, Lulzim Basha nxjerr mediat nga selia e PD, flet roja: Më heqin nga puna

by admin
Spread the love

Pas kronikës së Syri Tv që Lulzim Basha ka blinduar PD-në, duke vendosur adesiv në dyer dhe në dritare dhe ka nisur edhe blindimin e dyerve brenda selisë blu, tashmë Lulzim Basha po izolohet edhe nga media.

Nëse ditë më parë, madje edhe disa orë më parë media ka qenë në oborrin e PD tani me urdhër të Bashës mediat nuk lejohet të hyjnë as në oborrin.

Vetë roja te dera e hekurt konfirmon se e kanë urdhëruar që mos të lejojë asnjë media, pasi përndryshe do ta heqin nga puna.

A ke ardh të më heqësh nga puna? Unë jam në punë si puna jote, ty të kanë vënë ata, mua këta. Ata kanë dhënë urdhër mos me hyrë fare gazetarët brenda“, shprehet roja i godinës së PD.

You may also like